Deputetët të painteresuar lidhur me eksodin e ikjeve

Publikuar më

Ishin vetëm 13 deputet që qendruan deri në fund të debatit për seancën e jashtëzakonshme lidhur me ikjen e të rinjëve nga Kosova.

Vetë mosprezenca e kreyt të shtetit Ramush Haradinaj tregoi për mungesën e interesimit të qeverisë për të ofruar një zgjidhje të problemit.

Shumica e deputetëve u lajmëruan vetëm për të marr mëditjen prej 180 Euro, që është më shumë se sa paga minimale në Kosovë, madje nuk qendruan deri në përmbylljen e seancës.

Mijëra qytetarë janë duke pritur nëpër të gjitha ambasadat evropiane për një vizë për të gjetur një vend pune.

Punësimet në vija partiake, pagesa e ulët nga sektori privat, ngritja e pagave për sektorin publik, përspektiva e ulët llogarisin disa nga arsyet që të rinjët thonë se po kërkojnë alternativa tjera për jetesë.

Qindra punësime në vija partiake në institucione publike, dhe rritja e hendekut të pagave mes sektorit privat edhe publik po shkakton përsëritjen e vitit 2015 nën qeverisjen Mustafa.

Politikanët vendor nuk kanë ofruar ndonjë ide tjetër vetëm se kanë bërë deklarata patriotike duke u kërkuar të rinjëve të mos ikin. Kadri Veseli kishte deklaruar se "nuk forcohet shteti duke u larguar". Kryeministri Haradinaj është arsytuar se tani e 10 vjet është kjo gjendje, dhe se të rinjët po ikin për vende pune, madje kshilltari i tijë thotë se po ikin me letra për dallim nga ikjet e vitit 2015.

Numër i madh me pritje para ambasadave janë parë në ambasaden Gjermane, Sllovene, Kroate, dhe janë parë edhe udhëtarë në stacionin e autobusëve në Prishtinë.

Komentet