Molliqaj tregon faktet se Konjufca ishte pjesë e SHIK-ut

Publikuar më

Deputeti i Kuvendit nga rradhët e PSD-së Dardan Molliqaj ashtu siq kishte paralajmëruar ,sot foli për deputetin nga vetëvendosje,Glauk Konjufca se ky i fundit kishte qenë pjesë e SHIK-ut.

Molliqaj ka thënë se Konjufca, ka shërbyer në Shërbimin Informativ të Kosovës në vitin 2000 dhe 2001 dhe se rekrutimin e tij e kishte bërë Fadil Lepaja,dhe se ishte paguar vetëm për 150 marka ku kjo ishte arsyeja pse Glauk Konjufca ishte larguar nga SHIK-u.

Ndër të tjera Molliqaj shtoj se tani Glauk Konjufca me bashkëpunëtorë, po hezitojnë të ballafaqohen me të vërtetën.

Por në lidhje me këto fjalë ka reaguar edhe Fadil Lepaja,duke i mohuar akuzat që ka bërë Molliqaj sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Me përgjegjësi të plotë penale, dhe morale, deklaroj se kurrë në jetën time, nuk kam qenë pjesëtar as bashkëpunëtor, me vetëdije, e besoj as pa vetëdije, i Shërbimit Informativ të Kosovës”, ka shkruar Lepaja në faqen e tij personale në Facebook ,dhe se i vjen keq që emri i tij është keqpërdorur.

Po ashtu deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ,Albulena Haxhiu ka kërkuar dorëheqjen e Dardan Molliqajt nga posti i deputetit,pas deklaratës së Fadil Lepajës,e cila i kërkoj publikisht Dardan Molliqajt të japë dorëheqje nga posti i deputetit”.

Komentet