Prokuroria nuk ka buxhet për Prokurorë shtesë

Publikuar më

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë thotë se nevojiten edhe 14 prokurorë shtesë që të përmbushen nevojat për procedim të lëndeve që ato të mos parashkruhen edhe aktorët e krimit të mbesin pa u ndëshkuar nga drejtësia.

Mesatarisht, duke llogaritur pagën minimale për Prokurorë shtetit i duhen rreth 235,000 Euro në vit. Por, Imer Beka thotë se Prokuroria nuk e ka buxhetin për Prokurorë të ri shtesë.

Alokimi i madh i mjeteve financiare nga buxheti i shtetit zakonisht bëhët tek asfaltimi i rrugëve, por në Drejtësi edhe Arsim mbesin si kategori të fundit andaj edhe kanë treguar vazhdimisht rezultatin e dobët.

Në kohen e zgjedhjeve bëhen shumë premtime elektorale, por në ndarjen e buxhetit vjetor për kategoritë e caktuara ka treguar përkushtimin real të koalicioneve Qeveritare sikurse Qeveria Haradinaj edhe Qeveritë e kaluara në mosndryshim të politikave buxhetore.

Shqyrtimi i një lënde në gjykatë, që nuk konsiderohet prioritare në Kosovë, zgjatë 3 vite në rajonin e Prishtinës dhe në disa rajone të tjera së paku 1 vit.

Komentet