Presidenti Thaçi merr në pyetje Komisionin Hetimor

Publikuar më

Pas shumë kërkesave edhe pengesave nga ish partiakët, presidenti Thaçi erdhi në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me dëbimin e jashtëligjshëm të shtetasve Turq me leje qendrimi në Kosovë.

Komisioni kishte thirrur presidentin për t'u intervistuar edhe përgjigjur pyetjeve. Mirëpo, Presidenti Thaçi filloi pyetjet e tijë edhe akuzat ndaj antarëve të Komisionit Parlamentar duke iu anashkaluar pytjeve pa u përgjigjur.

Në disa raste ai vuri në dyshim edhe legjitimitetin e Komisionit, dhe ish partiakët i dolën në ndihmë Presidentit. Thaçi u lëshua edhe në sulme përsonale ndaj deputetëve Sami Kurteshi, Driton Selmanaj, dhe Anton Quni.

Presidenti Thaçi ishte arsyetur në mospërgjigje sepse një ekspert i huaj nuk mund të mirret me sigurinë kombëtare.

Deputetët u kundërpërgjigjën se Zyra e Presidentit kishte mjaftë kohë që t'i shprehte shqetsimet e tijë lidhur me përfshirjen ekspertit amerikan, Tienmu Ma.

Komentet