Merkel edhe Macron më shumë telashe për t'i pajtuar Kosovarët

Publikuar më

Samiti i Berlinit ishte një shfaqje që tregoi se për të filluar dialogu Kosovë Serbi së pari Merkel edhe Macron duhet pajtuar dy liderët Kosovarë.

Presidenti edhe Kryeministri i Kosovës shkuan ndarazi në takimin e samitit të Berlinit, dhe sipas bisedimeve, disponimit të Haradinajt edhe Thaçit me shfaqjet pran mediave tregoi qartë një ndarje edhe mospajtim të thellë.

New York Times poashtu komentoi këto shfaqje, dhe duke e dhënë një pasqyre të ngjashme se liderët e BE-së për ta bërë zgjedhjen mes dy vendeve, duhet së pari të punoi në pjatimin udhëheqësve Kosovarë.

Hashim Thaçi me idetë e tijë ka përafërime për një zgjidhje që Presidenti i Serbisë ka shprehur se mund të pajtohet, por kjo ide nuk gjeti asnjëherë përkrahje nga vendi duke thelluar një ndarje të madhe mes Kryeministrit edhe Presidentit.

Kategorikisht për ndryshim të kufijve është Gjermania, por Austria edhe Hungaria janë shprehur të hapur për ndryshime të kufijve. Madje, kishte një befasi edhe nga administrata e Donald Trump lidhur me ndryshim kufijve, shkruan mediumi amerikan.

NYT thekson se Presidenti Thaçi poashtu ka humbur popullaritetin nga Kosovarët lidhur me idenë e tijë për ndryshimin e kufirit Kosovë-Serbi.

Komentet