Pajtohen Kurti dhe Mustafa për rrezimin e Qeverisë

Publikuar më

Lideri i Lëvizjes vetëvendosje Albin Kurti, është takuar sot me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, me të cilin biseduan rreth situatës politike dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Po ashtu, Kurti ka shkruar në facebook se u pajtuan që ti bëjnë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë.

Shkrimi i plotë

Sot takova kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa. Biseduam për situatën politike dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e jo për korrupsion institucional. Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet. U pajtuam që t'i bëjmë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë.

Komentet