Haradinaj:Aksioni në veri është i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontraband, krim të organizuar dhe vepra tjera penale

Publikuar më

Gjatë aksionit të sotëm që moren Policia e Kosoves ne veri te Mitrovicës për ndalimin e kontrabandistëve, u arrestuan persona te shumtë të cilët janë qytetarë dhe policë të pjesës veriore të Kosovës qe i perkasin nacionaliteteve të ndryshme: Shqiptarë, Serbë,boshnjakë.

Nga ky aksion, kanë mbetur të plagosur dy policë të Kosovës, por që janë jashtë rrezikut për jetë.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar pas aksionit policore ne veri te vendit, duke e quajture se ky aksion është i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontraband, krim te organizuar dhe vepra tjera kriminale.

Postimi i plotë i kryeministrit Haradinaj:

Me urdhër të Prokurorit, në gjithë Kosovën aktualisht është duke ndodhur një operacion policorë, i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale.

Disa prej personave të përfshirë në këto vepra janë zyrtarë doganorë, policë por edhe qytetarë të rëndomtë.

Operacioni u zhvillua me sukses edhe në Komunat Veriore të Kosovës.

Si Kryeministër i vendit, konfirmoj se bëhet fjalë për zbatimin të ligjit dhe asgjë tjetër.

Ftoj serbët e veriut ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin!

Komentet