Në Kuvend kalon rezuluata për rritje të pagës minimale nga 170 sa është tani, të rritet në 250 euro

Publikuar më

Kuvendi Kosovës ka miratuar rezulutën për rritjen e pagës minimale në 250 euro, me 62 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim.

Partia socialdemokrate, këtë kërkesë e kishte nisur me herët përmes nje peticioni online, duke kerkuar mbeshtetjen e qytetarvë me të vetmen kërkesë për rritje të pagës minimale që nga 170 euro, të rritet në 250 euro.

Po ashtu, kryetari i kësaj partie Shpend Ahmeti, përmes Facebook-ut ka thënë se me iniciativën e PSD-së Kuvendi ka votuar rritjen e pagës minimale në 250 Euro.

Ndërkohë, ka kerkuar nga ekzekutivi që sa më shpejtë të ndërmerr hapat për implementimin e rezulutës ku asnje qytetarë i Republikës së Kosovës nuk bën të paguhet nën 250 euro.

Komentet