Me datën 30 korrik shkëputet kontrata 10-vjeqare mes Telekomit dhe Z-Mobile

Publikuar më

Në protestën e sotme e cila u organizua para Telekomit të Kosovës dhjetra punëtorë kërkuan që kontrata 10-vjeqare me Dardafonin të ndërpritet dhe që e njëta të mos vazhdohet.

Kryeshefi i Telekomit , Bedri Istrefi ka bërë të ditur para punëtorvë që protestonin kundër vazhdimit të kontratës me Z-mobile, se kontrata do të shkëputet me 30 korrik të këtij viti.

“Jemi ende në takim është duke u diskutuar se e kemi ftuar një kompani amerikane që të bëj një ekspertizë. Sot gjatë ditës kemi me njoftu edhe Z-Mobile që shkëputja e MsA vazhdon me 30 korrik ndërsa pjesa tjetër e ekspertizës financiare pasi që është duke u diskutuar në mbledhje por për shkak të pjesëmarrjes suaj erdha t’au jap këtë lajm për shkëputjen e kontratës”, tha Istrefi.

Komentet