Kurti:Arsimi në Kosovë është për arsimtarët e jo për nxënësit.

Publikuar më

Sot, Kryu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në seancën e mbajture të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ka folure për gjendjen jo te mire ne arsim si dhe ka permendur edhe Rezultatet e PISA-s që treguan se Kosova ngelet në fund të ranglistës.

Albin Kurti ka thënë se arsimi në Kosovë është për arsimtarët e jo për nxënësit, dhe së më shumë buxhet shkon për paga se sa për arsimin.

“Rezultatet e PISA-s treguan që Kosova ngelet në fund të ranglistës. I bie që maturanti ynë është i nivelit të semimaturantit. Nxënësit treguan rezultate të dobëta krahasuar me gjitha vendet tjera. Nuk kemi edhe një test të PISA-s edhe për arsimtarët se kush e di se si do të rangoheshim aty. Arsimi në Kosovë është për arsimtarët e jo për nxënësit. Pjesa më e madhe shkon për paga. Shkollimi në Kosovë kur nuk ka qenë më i shtrenjtë dhe kurrë më i dobët”, ka thënë ai.

Kurti theksoi se Kosova i ka gjysmë milioni banorë nën moshën 15 vjeç, andaj edhe duhet të ketë brenga më të mëdha për këta persona, pas rezultateve që kanë dal nga testi PISA

Komentet