Nga sot ulen tarifat e romingut midis vendeve të Ballkanit Perëndimor

Publikuar më

Ministri zhvillimit ekonomik, në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka permes nje postimi në facebook ka bërë te ditur, se nga sot ka filluar zbatimi i Marrëveshjes së roamingut për vendet e Ballkanit Perëndimor, që mundëson thirrje telefonike më të lira midis operatorëve të këtyre vendeve.

Ai tha se në bazë të Marrëveshjes, çmimet do të jenë 90 për qind më të lira në tërë Ballkanin Perëndimor

Ndërsa, pritet qe tarifat brenda 2 viteve, të eliminohen tërësisht ne korrik të vitit 2021, ka shkruar ai ne facebook.

Tarifa e romingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e një shteti përdorin në një shtet tjetër. Këto tarifa, zakonisht janë dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikimin brenda një shteti.

Komentet