Përveqse BE-së edhe Kosnett, kundër monopolit për homologim të veturave

Publikuar më

Kundër monopolit në fushën e homologimit ka dalë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka thënë se ndanë të njëjtat shqetësime sikurse BE-ja dhe Autoriteti i Konkurrencës rreth monopolit në fushën e homologimit dhe kontrollimit teknik.

Ai ka thënë se Qeveria Haradinaj duhet të veprojë shpejtë, duke respektuar rezolutën e votuar dje në Kuvend, për t’i hapur rrugë një procesi të drejtë dhe një konkurrence fer.

“Unë i ndaj shqetësimet me Bashkimin Evropian, Kuvendin e Kosovës dhe Autoritetin e Konkurrencës për kontratën e monopolit për inspektimin e veturave. Një gjë e tillë e shtrembëron tregun dhe i rrit çmimet për konsumatorët. Qeveria do të duhej të veprojë shpejt lidhur me rezolutën jo-obliguese të Kuvendit dhe ta hapë këtë proces për konkurrencë të lirë dhe të drejtë”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e tij në twitter.

Kuvendi i Kosovës, me 62 vota për dhe 2 abstenime, të hënën miratoi rezolutën për heqjen e monopolit lidhur me shërbimet e homologimit të veturave.

Komentet